Vendosni fjalën kyçe....

Rama për rihapjen e kufijve: Nuk do kërkojmë as tampon, as karantinë


Duke nisur nga data 1 qershor, Shqipëria hapi kufijtë tokësorë me vendet e tjera duke lehtësuar masat e bllokimit për shkak të koronavirusit.

Në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të kërkohet tampon për asnjë person që do të hyjë në vend duke e konsideruar këtë të kotë.  Ndërsa për kufijtë ajrorë tha se nuk varet vetëm nga ana e Shqipërisë për të rinisur fluturimet.

Sa i përket kufijve ajror duhet ta dini që nuk lidhet me ne, por palët e tjera. Ne kemi hapur tokësorët nga ana jonë, lejojmë çdo kënd që të hyjnë në Shqipëri, por jo të gjitha i kanë hapur, apo edhe nëse do i hapin a do i hapin si ne. Ne i hapëm dhe ju i shikoni që kemi vetëm një fluid komplet me Malin e Zi, dhe besoj me Kosovën pas një momenti të çuditshëm dje. Me kufijtë ajrorë është e ndryshme, ne i hapim, por a i hapin të tjerët? Sot debati është brenda BE-së për Italinë dhe Spanjën. Atëherë çdo të thotë kjo?

Psh nëse Gjermania të mos hapet me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë, atëherë mbyllesh me Gjermaninë. Kanë lënë një afat në 15 qershor për Shengenin. Përsa na takon nuk ka asnjë problem. Ne nuk do të bëjmë as tamponë, as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë. Është e kotë, komplet e kotë. Do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi ndjekur atë që po bën dhe kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet”– tha Rama.