Vendosni fjalën kyçe....

Greqia largon refugjatët nga banesat sociale


Më shumë se 11 200 refugjatë do të dëbohen nga e hëna nga banesat sociale të caktuara për ta në Greqi, sipas Ministrisë së Migracionit.

Legjislacioni i ri grek për azilin ka zvogëluar periudhën gjatë së cilës refugjatët, që u është dhënë azili, mund të qëndrojnë në këto apartamente të financuara nga BE, nën programin e strehimit ESTIA, i drejtuar nga UNHCR-ja.

“Një shtyrje e këtij procesi ishte miratuar për deri në fund të majit, për shkak të epidemisë së COVID-19”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi.

Sidoqoftë, qeveria greke e konsideron këtë politikë të domosdoshme për akomodimin e më shumë se 32 500 azilkërkues, të cilët jetojnë në kushte të mjera në kampet e ishujve të mbipopulluar në Detin e Egjeut Verior.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *