Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: Mirëpresim vendimin e Bashës për të rifilluar punën për Reformën Zgjedhore


Reagimit të ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë dhe Kryeministrit Edi Rama, për deklaratën e Bashës se nuk ishte tërhequr nga Reforma Zgjedhore, iu shtua edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Soreca mirëpret vendimin e Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Evropian”-deklaron Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *