Vendosni fjalën kyçe....

“15 vetë me 8 vetura për një pako ushqimore”-Berisha publikon videon


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe deputeti Taulant Balla çojnë një pako ushqimore si ndihmë për COVID-19 të shoqëruar edhe nga shumë persona të tjerë.

Berisha e ka quajtur maskaradë, pasi sipas tij për një pako që kushton 12 euro shpenzohen të paktën 1500 për ta çuar.

Postimi i plotë:

Maskaradë
Jashtë imagjinate!
-15 vetë me 8 vetura dhe një kamion me në krye Taulant Bego Yaris dhe Ndrikull Xhaçkën u shpenzojnë takspaguesve së paku 1500 euro për të dorëzuar një pako që kushton 12 euro.
E gjitha kjo për të bërë një foto!
Kjo është mëshira e horrave!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr.Kjo eshte propoganda e organizates mafioze,per te derguar nje pako te shportes me maksimumi 15 mije leke te vjetra kosto harroxhon 100 fishin duke ngritur shtetin ne kembe per ta bere propoganden me efikase!
Ky eshte nje veprim jashtzakonisht shume i ulet ordineresh me pak fjale dhe me kosto te madhe duke vjedhur taksat nga gjepat tane!