Vendosni fjalën kyçe....

Rriten taksat në Arabinë Saudite, rrezikohet shtrenjtimi i Haxhit e Umres


Me Arabinë Saudite që ka njoftuar një rritje të trefishtë të taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH), një ekspert beson se masa gjithashtu mund të bëjë më të shtrenjtë për njerëzit që të kryejnë pelegrinazhet e Umras dhe Haxhit.

“Ekonomia saudite është goditur në mënyrë të dyfishtë si rezultat i rënies së çmimeve globale të naftës së papërpunuar dhe për shkak të masave të marra për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.” – tha Mohamed Ibrahim, ekspert ekonomik.

Sipas shifrave zyrtare, pelegrinazhet sjellin të ardhura prej 12 miliardë dollarësh në Mbretërinë Saudite çdo vit. Ritualet fetare kontribuojnë në 20% të PBB-së jo nga nafta të vendit dhe rreth 7% të PBB-së së përgjithshme.

Me herët duke cituar Ministrin saudit të Financave, Mohamed al-Jadaan, agjensia zyrtare e lajmeve SPA tha se normat e TVSH-së do të qëndrojnë të rritura nga 5% -15% që nga korriku.

Ai tha se sipas të dhënave të tremujorit të parë të vitit 2020, deficiti ka arritur në 34.1 miliardë rialë (9.1 miliardë dollarë).

Ministri shtoi se Riadi ka hulumtuar mundësi për të kompensuar rënien e të ardhurave të naftës.

“Këto alternativa përfshijnë masa shtrënguese për të zvogëluar shpenzimet publike.” –  vuri në dukje ai.

Ministri saudit i përshkroi masat si ‘të rëndësishme për të mbrojtur ekonominë e mbretërisë nga pandemia dhe pasojat e saj financiare dhe ekonomike me dëmin më të vogël të mundshëm’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *