Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama ndan lekët me 15 njerëz, propaganda e tij morri goditje nga tërmeti dhe pandemia


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Aktualitet”, theksoi se kryeministri i vendit Edi Rama i ndan lekët me 15 njerëz ndërsa të gjithë të tjerët detyrohen të paguajnë haraç.

Basha nënvizon se propaganda e qeverisë morri dy goditje fatale nga tërmeti dhe pandemia të cilat treguan babëzinë e tij.

Sot Shqipëria është kthyer në një plaçkë private për 15 njerëz dhe të gjithë të tjerët janë detyruar të paguajnë haraçin në këtë çiflig. Propaganda e tij ka marrë dy goditje vdekjeprurëse, e para është tërmeti, ku nuk kishte kazma e lopata. E dyta është pandemia që ka nxjerrë haptazi babëzinë e Edi Ramës, jemi i vetmi vend në botë që qeveria e ka mendjen të vjedhë dhe të mashtrojë”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *