Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret Presidentin e FSHF-së: S’ka vaksinë më të mirë për shëndetin sesa sporti


Presidenti Meta ka pritur sot Presidentin e Federatës së Futbollit, Duka me të cilin ka diskutuar lidhur me mundësinë e rifillimit të kampionatit të futbollit.

Kreu i shtetit shkruan se Duka e ka informuar lidhur me masat e marra nga ekipi mjekësor i FSHF-së për rifillimin e veprimtarive futbollistike në vend.

Meta shkruan se ashtu si në shumë vende të tjera beson se edhe në Shqipëri jeta futbollistike e sportive do rikthehet.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *