Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata kundër Shahinit: Zgjedhjet në universitete s’mund të zhvillohen tani


Sindikata e Punonjësve të Universiteteve është shprehur kundër zhvillimit të zgjedhjeve në institucionet drejtuese të universiteteve në datën e publikuar nga Ministria e Arsimit.

Në një deklaratë për mediat, kjo sindikatë thekson se data 12 qershor e përcaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve jo vetëm që pamundëson shpalosjen e platformës nga ana e kandidatëvve, por pamundëson edhe pjesëmarrjen në zgjedhje të studentëve.

Sipas sindikatës, periudha më e përshtatshme për zgjedhjet është shtatori 2020 ose java e parë e fillimit të vitit akademik 2020/2021.