Vendosni fjalën kyçe....

Trump i bindur se vaksina do jetë gati në 2020-ën, parashikon 100 mijë viktima për SHBA-në


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai është “shumë i sigurt” që do të ketë një vaksinë për koronavirusin deri në fund të vitit.

“Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë deri në fund të viti”- tha Trump për Fox News. Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht se krijimi i një vaksine mund të zgjasë 12-18 muaj ose më gjatë.

Trump në prill kishte parashikuar që në SHBA mund të ketë 60,000 viktima, por të dielën i rriti këto shifra duke thënë:”Ne do të humbasim diku nga 75, 80 në 100,000 njerëz. Kjo është një gjë e tmerrshme.”

Trump tha se agjensitë e inteligjencës do të lëshonin informacion të mëtejshëm të hënën në lidhje me virusin, por nuk dha detaje.

I pyetur pse nuk veproi më herët mbi epideminë, presidenti tha se më 23 janar u njoftua se “mund të vinte një virus, por nuk kishte asnjë domethënie të vërtetë”.

Komentet e tij erdhën pas raporteve që zyrtarët amerikanë besojnë se Kina me qëllim kishte mbuluar ashpërsinë e virusit ndërsa rriti importet dhe zvogëloi eksportet e furnizimeve mjekësore.

Associated Press tha se një raport me katër faqe i Departamentit të Inteligjencës së Sigurisë së Brendshme të datës 1 maj, zbuloi se Kina nuk e informoi Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) se koronavirusi ishte në rritje për pjesën më të madhe të janarit, kështu që mund të porositte furnizime mjekësore nga jashtë, dhe se importet e saj të maskave të fytyrës dhe dorezave kirurgjikale u rritën ndjeshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *