Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshojnë rregullat e riatdhesimit, ministrja Balluku sqaron procesin (VIDEO)


Ka ndryshuar mënyra e riatdhesimit dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar publikun mbi sistemin e ri që do të përdoret për riatdhesimet nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar.

Përmes një videoje, Balluku sqaron se të gjitha aplikimet për të rezervuar një vend në avion, bëhen tashmë në portalin E-Albania.

 “Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që ndodhen në pritje për t’u kthyer në atdheun e tyre, masat lehtësuese që do të ndërmerren nga qeveria nga data 4 maj, do të impaktojnë edhe procesin e riatdhesimit. Ju lutem, kini vëmendjen për mënyrën e re të riatdhesimit në Shqipëri. Duke filluar nga data 4 maj, duhet të aplikojnë direkt në faqen e Air Albania dhe të rezervojnë biletën për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë këtij procesi duhet të deklaroni adresën e tyre të banimit. Pasi të gjithë ato zona të konsideruara të ‘gjelbra’ nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen për 14 ditë në strukturat përkatëse hoteliere të përshtatura si struktura të Covid-19. Ndërkohë, në të gjitha ato zona të konsideruara të kuqe, do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.”– tha Balluku.

Më pas ajo shtoi se, në rast se dikush nga banorët e zonave të kuqe do të karantinohet në hotel mund ta deklarojë këtë kur është në avion apo në aeroport.

“Gjatë udhëtimit me Air Albania do plotësoni një formular vetëdeklarimi, ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore e nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi në bazë të ligjeve në fuqi. Në aeroport, personat që jetojnë në zona të gjelbërta do dërgohen në hotel me autobus. Do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantinohen në shtëpi, së bashku me familjet. Nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”- sqaroi më tej ministrja. Të tjera detaje mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

Rregullat për riatdhesimet:

1. Qytetarët duhet të presin biletën në Air Albania
2.Nuk duhet të prenotojnë automatikisht hotel, por të japin adresën e saktë të shtëpisë
3.Në bordin e avionit duhet të plotësojnë një formular, do rishkruhet edhe një herë adresa
4.Në rast mashtrimi, do të ketë përgjegjësi penale
5.Banorët në zonat e gjelbra do karantinohen në hotel, me shpenzimet e tyre (7 euro për ushqim, 14 euro paguhen nga shteti)
6.Banorët e zonët e kuqe do të karantinohen në shtëpi, së bashku me familjarët
7.Në të dyja rastet do të monitorohen nga ushtria dhe policia
8.Nëse një qytetar nga zonat e kuqe dëshiron të karantinohet në hotel është i lirë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *