Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët në Britani ngrenë alarmin për një sindromë të re te fëmijët


Mjekët në Britani janë paralajmëruar të kujdesen për një reagim të rrallë por të rrezikshëm tek fëmijët që mund të lidhet me infeksionin e koronavirusit.

BBC shkruan se mjekëve të përgjithshëm u është dërguar një paralajmërim urgjent, nga departamentet e kujdesit intensiv në Londër që kanë trajtuar fëmijë të sëmurë rëndë me simptoma të pazakonta.

Bëhet fjalë për simptoma të ngjashme me gripin, por jo të gjithë fëmijët kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin.

Është e paqartë se sa fëmijë kanë përjetuar një reagim të tillë, megjithëse numrat do të jenë të ulët.

Drejtori mjekësor në Angli, Stephen Powis tha se kishin marrë raportet për sëmundjen e rrallë dhe të rëndë te fëmijët. “Vetëm në ditët e fundit i kemi parë ato raporte. Ne kemi kërkuar që ekspertët tanë ta shqyrtojnë këtë si një çështje urgjente.”

Sipas këtij paralajmërimi, ekziston “një shqetësim në rritje” se një sindrom inflamator i lidhur me koronavirusin po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ose se mund të ketë një infeksion tjetër, por ende të p- identifikuar, lidhur me këto raste.

Këta pacientë të moshave të reja ishin jashtëzakonisht të sëmurë. Ata kishin karakteristika të ngjashme me sindromën e shokut toksik, i cili mund të përfshijë një temperaturë të lartë, presion të ulët të gjakut, skuqje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Disa gjithashtu kishin simptoma gastrointestinale – dhimbje barku, të vjella ose diarre- inflamacion të zemrës, si dhe rezultate anormale të testit të gjakut.

Ekspertët thonë se këto janë shenja që shfaqen kur trupi përpiqet të luftojë një infeksion. Sipas alarmit të lëshuar, këshillohet që këto raste kanë nevojë për trajtim urgjent. Por ekspertët kanë thënë se fëmijët kanë shumë pak gjasa të sëmuren nga koronavirusi.

Dr.Nazima Pathan, një konsulente në Kujdesin Intensiv Pediatrik në Kembrixh, tha se kolegët në Spanjë dhe Itali kishin raportuar raste të ngjashme.

 “Disa prej fëmijëve kanë paraqitur një sëmundje të llojit të shokut septik dhe skuqje. Në përgjithësi, fëmijët duket se janë më elastikë ndaj infeksionit serioz të mushkërive pas ekspozimit ndaj koronavirusit, dhe numrat e pranuar në njësitë e kujdesit intensiv janë relativisht të ulta.”- thotë Pathan.

Kur duhet të kërkoni ndihmë

Prindërit këshillohen të kërkojnë ndihmë te mjeku nëse shohin shqetësime te fëmijët e tyre.

Ndërsa koronavirusi është infektiv për fëmijët, është më rrallë serioz. Nëse fëmija juaj nuk është mirë, ka të ngjarë të jetë një sëmundje e pa lidhur me koronavirusin, sesa vetë koronavirus.

  • -Nëse fëmija ka ngjyrë të zbehtë, bëhet me pulla, është i ftohtë
  • -Ka pauza në frymëmarrjen e tyre (apnoeas), ka një frymëmarrje të parregullt ose fillon të grindet
  • -Ka vështirësi të mëdha në frymëmarrje
  •  –Buzët i bëhen blu
  • -Ka kriza
  • – Bëhet jashtëzakonisht i dëshpëruar (qan pa pushim), duket i hutuar, fle më shumë gjumë se normalisht, nuk reagon
  • -Ka skuqje
  • -Ka dhimbje në testikuj, sidomos djemtë adoleshentë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *