Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson telefonon Donald Trump-in pas daljes nga spitali


Pas betejës me koronavirusin në spital, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka telefonuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas Downing Street, ai do të flasë gjithashtu edhe me mbretëreshën Elisabeth II, pasi gradualisht gjatë javës do të rikthehet në punë.

Johnson falënderoi presidentin amerikan për mesazhin që i kishte çuar kur ishte në spital, ku u uronte të shërohej sa më shpejt.

Dy liderët ranë dakord “për rëndësinë e një reagimi të koordinuar ndërkombëtar ndaj koronavirusit”, duke shpresuar gjithashtu për nënshkrimin e një marrëveshje tregtare “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Siç shkruan Sky  News, Johnson pritet të kontaktojë me telefon edhe me Mbretëreshën gjatë kësaj jave. Kjo do të jetë dëgjesa e parë e Johnson me Mbretëreshën në tre javë, pasi ai vazhdon shërimin e tij nga koronavirusi.

Pasi kaloi shtatë net në Spitalin St Thomas ‘në Londër me COVID-19 në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik është duke u rikuperuar në vendbanimin e tij zyrtar, në Buckinghamshire.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *