Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet ndaj drejtorit të aeroportit, detyroi bizneset të qëndronin hapur


Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet ndaj koncesionarit të aeroportit të Rinasit, pas denoncimit të raportuar nga emisioni “STOP” në TV Klan.

Prokuroria e Tiranës po heton për aktin e drejtorit ekzekutiv të koncesionarit të aeroportit, që ka detyruar bizneset në terminal të qëndrojnë hapur.

Shkak i këtij hetimi është bërë vendimi i drejtuesit ekzekutiv i TIA (Tirana International Airport), Constantin Alvensleben, i cili ka detyruar bizneset që të qëndrojnë hapur, pavarësisht urdhër ndalimit të vendosur nga autoritet në situatën e emergjencës natyrore të shkaktuar nga koronavirusi.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së infektimit me këtë virus me mortalitet kaq të lartë qeveria shqiptare përkrah masave, nxori një sërë urdhëresash edhe vendimesh për të mbrojtur në maksimum jetën e qytetarëve edhe ndaluar rrezikun e përhapjes në masë, ku qartazi nga data 12.03.2019 të gjitha baret, restorantet, ushqimi i shpejtë, kafenetë dhe objektet e tjera që ofrojnë shërbime ndaj klientit në të gjithë vendin, do të mbyllen.(Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë nr. 164, datë 12.03.2020 “Për mbylljen e bareve, restoranteve, kafeneve, ushqimit të shpejtë dhe kufizimit të shërbimeve të strukturave të akomodimit që ofrojnë shërbime ndaj klientit”).

Por, ndërkohë që njoftohen zyrtarisht drejtuesit e Departamentit Komercial të këtij Aeroporti, po më atë ditë, në datën 12.03.2020 pranë zyrave të shoqërive që operojnë këto lloj aktiviteti në aeroport mbërrin një letër njoftimi nga Drejtori I Përgjithshëm, Z. Constantin von Alvensleben, në të cilën pretendohet zbatimi i marrëveshjes me TIA dhe hidhet poshtë njohja e kushteve madhore, edhe kërkohet vijimi i ushtrimit të aktivitetit.

Pra, në kundërshtim me urdhrin e qeverisë, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të policisë, drejtuesi ekzekutiv i TIA, i detyron kafenetë, restorantet, fast-food etj. në terminalin e aeroportit që të qëndrojnë hapur, pavarësisht kufizimeve ligjore.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten e kaluar ndryshimet në Kodin Penal për individët dhe bizneset të cilët dënohen nga gjobë deri me burgim nëse thyejnë rregullat e karantinës gjatë periudhës së pandemisë. Për këtë arsye, emisioni STOP në TV Klan, depozitoi dokumentet për shkeljen e ligjit nga CEO i TIA-s.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TV Klan

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *