Vendosni fjalën kyçe....

Bill Cosby nuk do të lejohet të dalë nga burgu as pas shqetësimeve nga koronavirusi


Bill Cosby nuk do të dalë nga burgu para kohe, pavarësisht se shumë tsë burgosur kanë përfituar lirim të parakohshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Aktori po kryen dënimin deri në 10 vjet burg, nën akuzën për sulme seksuale. E një zyrtar i Departamentit të Korrektimeve në Pensilvani hodhi poshtë çdo spekulim se Cosby do përfitonte duke u kthyer në arrest shtëpie.

“Autorët e sulmeve seksuale nuk kanë të drejtë sipas kritereve”-tha zëdhënësi. Deklarata nuk u  prit mirë nga përfaqësuesi ligjor i aktorit, Andrew Wyatt, i cili i tha Fox News muajin e kaluar se kishte frikë për gjendjen shëndetësore të Cosby-t për shkak të një sërë sëmundjesh.

“Unë jam shumë i shqetësuar për shëndetin e Z. Cosby në burg gjatë epidemisë së Coronavirus”– tha Wyatt për Fox News. “Arsyeja është se zoti Cosby është i moshuar dhe i verbër dhe gjithmonë duhet të shoqërohet rreth burgut nga persona të tjerë”– thoshte avokati.

Sipas tij, aktori ishte shumë i rrezikuar për të marrë koronavirusin pasi të burgosurit mund të ia transmetojnë atij fare kollaj ndërsa e ndihmojnë duke i shtyrë karrigen me rrota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *