Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthen përgjigje Ramës: Ekspertët janë në dispozicion, shmang sulmet ndaj opozitës


Kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha i është përgjigjur, në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” thirrjes së kryeministrit Rama për bashkëpunim në këtë kohë të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Për Bashë, kryeministri duhet të letë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet të qytetarët, shëndeti dhe ekonomia.

Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në çdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi“- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *