Vendosni fjalën kyçe....

“Ethet” anti-5G përhapen në Holandë, digjen disa kulla sinjali


Disa linja transmetimi të rrjetit 5G në Holandë u dëmtuan në atë që autoritetet e kanë cilësuar si “një zhvillim shqetësues”. Aktet e ngjashme sabotimi janë parë më parë në Britaninë e Madhe.

Holanda ka përjetuar një seri sulmesh me zjarrvënie gjatë dy javëve të kaluara, me të fundit që ndodhën këtë fundjavë në qytetin verior të Groningen, sipas një raporti të gazetës De Telegraaf.

Media citon Rob Bongelaar, drejtorin e Fondacionit Monet, një grup i industrisë përgjegjës për instalimin e kullave të transmetimit celular në vend.

Bongelaar beson se protestuesit radikalë që kundërshtojnë përdorimin e teknologjisë 5G qëndrojnë mbrapa sulmeve. Ai zbuloi një mesazh që lexonte ‘Fuck 5G’ ngjitur me njërën prej kullave të djegura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *