Vendosni fjalën kyçe....

4 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA, Trump: Na presin dy javë shumë të vështira


Numri i personave që kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin në SHBA ka shkuar në 4 mijë, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i të prekurve në SHBA deri tani ka shkuar në rreth 190 mijë ndërsa presidenti Trump paralajmëroi se dy javët e ardhshme do të jenë “shumë të dhimbshme” në SHBA për sa i përket vdekjeve nga koronavirusi.

Duke folur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump u bëri thirrje amerikanëve të përgatiteshin për ditë të vështira, dy ditë pasi tha se mbajtja e numrit të vdekjeve të SHBA-së mes 100,000 deri në 200,000 do të ishte një “punë e mirë”.

“Unë dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që janë përpara. Ne do të kalojmë një dy javësh shumë të vështirë.” – theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *