Vendosni fjalën kyçe....

Shërohen edhe 5 pacientë nga koronavirusi, shkon në 52 numri që kanë lënë infektivin


Pesë pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në vendin tonë duke e çuar numrin në 52.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasturliu e cila thotë se 2 nga pacientët madje ia kanë dalë të fitojnë luftën me virusin pasi kanë qenë 12 ditë trajtimi intensiv në gjendje të rënduar.

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19.
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi
”-shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *