Vendosni fjalën kyçe....

Kuba dërgon mjekë në ndihmë të Italisë së goditur nga Covid-19 (Video)


Më shumë se 50 mjekë kubanezë kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar vendin apenin që është më i godituri në botë për sa i përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Mjekët kanë zbarkuar në Lombardi që është edhe zona më e prekur nga Covid-19.

Javë më parë Roma zyrtare i dërgoi një kërkesë Brukselit për ndihmë teksa numri i të prekurve e viktimave po rritej por nuk arriti të siguronte gjë.

Më herët edhe Rusia dërgoi dhjetëra mjekë e personel shëndetësor si dhe disa kamionë me pajisje mjekësore në ndihmë të Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *