Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Ata me grupin e gjakut A janë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit


Njerëzit me grupin e gjakut A mund të jenë më të ndjeshëm nga koronavirusi, ndërsa ata me gjak të tipit O mund të jenë më rezistentë, sipas një studimi të ri paraprak në Kinë.

Fox News shkruan se shkencëtarët që studiojnë COVID-19 në epiqendrën e shpërthimit të tij, në Wuhan, zbuluan se përqindja e pacientëve të infektuar apo që kanë ndërruar jetë me grupin e gjakut A, janë më të shumtë në numër në krahasim me ata që kanë të njëjtin grup gjaku me publikun e gjerë.

Pacientët e tipit O, përbëjnë pjesën më të vogël të të infektuarve apo viktimave nga virusi.

“Njerëzit e grupit të gjakut A mund të kenë nevojë veçanërisht për forcimin e mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit”– shkruajnë studiuesit e Qendrës në Wuhan.

Megjithëse ekipi, i udhëhequr nga Wang Xinghuan, e konsideroi studimin e tyre si “paraprak“, duke theksuar se më shumë punë duhej bërë për të zhvilluar gjetje konkrete.

Hulumtimi, i publikuar në Medrxiv.org, krahasoi llojet e grupeve të gjakut të 2,173 rasteve të konfirmuara me koronavirus në qytetet e Wuhan-it dhe Shenzhen-it.

 Ata i krahasuan dhe me më shumë se 3,694 banorë të shëndetshëm në zonë.

Ndërsa 31.16% e banorëve të Wuhan-it kishin gjak të tipit A, 37.75 % e pacientëve me koronavirus në spitalin lokal ishin të të njëjtit lloj grupi gjaku.

Studimi gjithashtu ekzaminoi 206 pacientë që humbën jetën për shkak të virusit. 85 viktima ose 41.26 % e tyre, e kishin grupin e gjakut të tipit A. Vetëm 52 nga pacientët që ndërruan jetë, ose vetëm çereku i tyre kishin tipin O.

Po ashtu studimi zbuloi se 25.8 % e tyre kishin gjak të tipit O, krahasuar me 33.84% në popullatën e përgjithshme.

Shkencëtarët që nuk janë të përfshirë në studim kanë deklaruar se duhet një madhësi shumë më e madhe e të anketuarve, për të arritur në përfundime më të sakta.

“Nëse jeni tipi A, nuk ka nevojë të kaloni në panik. Nuk do të thotë që do të infektoheni 10o%”– tha Gao Yingdai, një studiues në qytetin e Tianjin.

“Nëse jeni tip O, nuk do të thotë që jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet t’i lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet. “- shtoi ai.

Deri më tani, në të gjithë botën ka më shumë se 196,000 raste me koronavirus, ndërsa janë regjistruar më shumë se 7.800 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *