Vendosni fjalën kyçe....

PD reagon për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja: Sjellje kriminale


Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e mjekut Ilir Allkja, i cili tha se ishte shkarkuar nga puna pasi denoncoi mospajisjen e mjekëve me veshjet speciale për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gazment Bardhi, tha se shkarkimi i mjekut tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

“Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.

Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.”– shkruan Bardhi.

Mjeku i Urgjencës së QSUT-së Ilir Allkja, i cili pak ditë më parë u shfaq në një video të kryedemokratit Lulzim Basha duke deklaruar se bluzat e bardha nuk kanë mjetet dhe veshjet e duhura për të trajtuar pacientët me koronavirus, tha se është shkarkuar.

Allkja tregoi përmes njëpostimi se atij i është komunikuar shkarkimi në mënyrë verbale pa i dhënë asnjë motivacion.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe shefin e Urgjencës, Skënder Brataj, se po hakmerren për shkak të denoncimit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *