Vendosni fjalën kyçe....

Isa Mustafa i përgjigjet Ramës: Më quajti tinëzar, por në asnjë rast ne s’kemi biseduar për Mini-Shengenin


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti atë “politikan tinëzar” gjatë një interviste televizive.

Mustafa tha se ai kurrë nuk ka biseduar me Ramën për Minishengenin Ballkanik për sa kohë ai ka qenë kryeministër, ndryshe nga sa pretendon Rama.

 “Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Mustafa.

Kryeministri Rama ditën e djeshme, tha në emisionin Pressing në T7 se Mustafa e ka ditur për Shengenin Ballkanik që një kohë të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama duke shtuar se Mustafa ka qenë në shumë takime me të dhe Hashim Thaçin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *