Vendosni fjalën kyçe....

“Presidenti nuk shpërndan dot Parlamentin”, Meta i përgjigjet: Mesazhi ishte i qartë, populli po humbet durimin


Kreu i Shtetit Ilir Meta, nga emisioni “Çim Peka Live” i është përgjigjur Kryeministrit Edi për deklaratat se Presidenti nuk e shpërndan dot Parlamentin.

Meta deklaroi se në manifestim u dha mesazhi i qartë se populli shqiptar po humbet durimi nga grushti i shtetit.

Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptar po humbet durimin nga grushti i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot”-deklaroi Meta.

Meta shtoi më tej, se deri më 15 do e administrojë me përgjegjshmëri situatën dhe nga sot ka nisur pranvera kuq e zi.

Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *