Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 800 të infektuar me koronavirus në Itali, regjistrohet rasti i parë dhe në Lazio


Një javë që pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, numri i të infektuarve në shtetin fqinj u rrit në 822, gati 40% më shumë në një ditë të vetme.

Dhe vdekjet gjithashtu u rritën, duke shkuar në 21 pas vdekjes së dy burrave dhe dy grave të moshave 70-80 vjeçare.

Mediat italiane se një rast i ri me koronavirus është regjistruar edhe në Lazio. Bëhet fjalë për një grua, 38 vjeçare që banon në Fiumicino, e cila u kthye nga një udhëtim në Bergamo, ku kishte qenë prej disa ditësh.

Pasi u ankua se e kishte zënë gripi, ajo iu nënshtrua testeve, të cilat konfirmuan pozitivitetin e saj me Covid-19, dhe tani po mbahet në izolim. Aktualisht në mbikëqyrje aktive në spital janë edhe fëmijët e saj, 5 dhe 10 vjeç.

Deri më tani në Lazio kishte pasur tre raste pozitive, por asnjëri nuk ishte shtetas italian. Të gjithë persona të huaj dhe të gjithë pacientët janë shëruar nga virusi i frikshëm.

OBSH flet për një “nivel shumë të lartë të kërcënimit botëror”. Lombardia kërkon kufizime për një javë tjetër, në pritje të vendimit të qeverisë.

Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 531 pacientë të infektuar, 85 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *