Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, rritet dhe numri i të infektuarve


Shënohet viktima e dytë në Itali nga koronavirusi “Covid-19”. Corriere.it shkruan se viktima e dytë është një grua, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Veneto.

Viktima e parë është identifikuar si Adriano Trevisa, babai ish-kryetares së Bashkisë në Vo ‘Euganeo, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve.

Në Lombardi numri i njerëzve që janë infektuar me koronavirus është rritur në 27, ndërkohë që një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Veneto ishte dy, njëri prej të cilëve është gruaja e cila ndërroi jetë këtë mëngjes.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se së shpejti masat kufizuese si ato të vendosura për 10 bashki “në rrezik” në zonën e Lombardisë do të miratohen gjithashtu në Veneto.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën është tani, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, në 2360.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 77,662, ndërsa numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 21.029.

Adriano Trevisa


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *