Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin kokainë, policia kap në flagrancë dy të rinjtë në Tiranë


Policia ka arrestuar dy persona mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit fizik në makinë dhe shtëpinë e tyre i është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Të arrestuar  mbetën shtetasit L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjetat” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Prokop Mima”, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *