Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina e kapur në Maqedoninë e Veriut, kamioni hyri nga Shkodra dhe doli në Qafë Thanë


Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në këto momente në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge (jo zyrtarisht 1,3 ton) janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga, raporton Alsat-M.

Ndërsa informacionet e para jozyrtare thonë se në kamionin me banane ku u gjet droga ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Informacionet e para thonë po ashtu se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *