Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani: Nuk kam asnjë detaj rreth marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën, nuk do lejojmë Thaçin në dialog


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk di asnjë detaj rreth marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën me Serbinë.

Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme. Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”- ka thënë ajo, për Ekonomia Online.

Koha. Net transmeton se Osmani se do të jenë komisionet parlamentare që do të mbikëqyrin secilën marrëveshjet të arritur ndërmjet të dyja vendeve.

“Kuvendi ka për detyrë që të mbikëqyrë politikën e jashtme. Presim që shumë shpejt komisionet të jenë funksionale dhe të mbikëqyrin secilën marrëveshje dhe veprim që është ndërmarrë në këtë proces”, shton ajo.

E para e Kuvendit, thotë se koalicioni qeverisës VV-LDK, nuk do të lejojë që presidenti Hashim Thaçi të përzihet në dialogun me Serbinë, nga që sipas saj, Gjykata Kushtuese ka qartësuar se vetëm kryeministri dhe Qeveria mund të negociojnë marrëveshje.

Nuk do të lejojmë që të ketë me dialog me president rreth hartave. Sa i përket rolit të presidentit, kemi një vendim të gjykatës qe e ka qartësuar atë rol, është vetëm kryeministri dhe qeveria qe sipas vendimit të gjykatës mund të negociojnë marrëveshje. Që nga tre shkurti Kosova ka qeveri me legjitimitet të plotë dhe kjo qeveri duhet të marr përsipër procesin e negociatave jo me Serbinë, por me çdo shtet tjetër. Roli i presidentit është konsultues rolin negociues Qeveria e Kosovës”- ka thënë ajo.

Osmani thotë se sa i përket programit qeverisë ndërmjet dy partnereve janë disa parime themelore që s’do lejohet të negociohet për integritetin territorial për sovranitetin e vendit, s’do lejohet të negociohet për çështje që kanë të bëjnë me karakterin unitar të shtetit me rregullimin shtetëror të brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *