Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia është një anëtar i çmuar i NATO-s” – Trump zbut tonet ndaj Ankarasë


Presidenti amerikan Trump ka thënë se Turqia është një anëtar shumë i mirë i aleancës.  

Përgëzimi për Turqinë dhe presidentin e saj, Erdogan, erdhi ndërsa anëtarët e NATO-s po mblidhen në Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar përvjetorin e 70-të. I ulur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump tha se për aq sa i përket atij, Turqia është aleat i mirë.

‘Më pëlqen Turqia. Dhe unë shkoj shumë mirë me presidentin. Ajo është një anëtare shumë e mirë e NATO-s, ose do jetë.’ – tha Trump.

Trump tha se Turqia kishte dhënë një ndihmë të çmuar për SHBA-në në gjetjen e vrasjen e ish-liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili fshihej në pjesën e Sirisë të kontrolluar kryesisht nga grupet ushtarake të mbështetur nga Turqia.

Trump foli gjithashtu blerjes së sistemit rus raketor S-400 nga ana e Turqisë. Ai kritikoi paraardhësin e tij, Barack Obama, që nuk e lejoi Ankaranë për të blerë sistemet amerikane dhe pati kritika edhe për administratën e tij që e ndëshkoi Turqinë duke e përjashtuar nga programi i avionëve luftarakë ‘F-35’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *