Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Kryemadhit për shqiptarët në New York: T’i kthejmë Shqipërisë rininë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar gjatë vizitës së saj në New York.

Kryemadhi tha se në takimet e shumta që ka zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA është ndjerë krenare për arritjet e tyre suprizuese. Por shpjegoi se ndjente dhimbje nga ana tjetër.

 “Por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemoragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit”, shtoi Kryemadhi.

Në takimin me kryetaren e LSI-së ishin të pranishëm mbi 300 anëtarë të komunitetit shqiptar.

Kryemadhi foli për iniciativën e partisë së saj, për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare.

 “Kjo duket utopi por ulja e taksave, paga të mirëpaguara subvencione që profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme për fëmijët shqiptare. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore. Kjo është detyra jone si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësine që të vijnë dhe idete e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvilojnë në Shqipëri.

‘Super brain’ mund ta quajme apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithe që të ngrejmë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.

Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri,sepse në fund të fundit Shqipëria nese e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”. Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”, tha kryetarja e LSI-së.

Ajo shkoi edhe në qendrën amerikane në New Jersey, ku fëmijë shqiptarë të lindur atje mësojnë shqip.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *