Vendosni fjalën kyçe....

Avokati tregon telefonatën e fundit me Andon Mëhillajn: Pritja i ka dobësuar mendjen dhe zemrën


 

Pasi Andon Mëhillaj u gjet i pajetë në qeli, avokati i tij Edmond Dema ka treguar për mediat bisedën e fundit që ka patur me të.

“Dy muaj më parë kemi folur për herë të fundit. Kishim tre vite që kishim bërë rekurs dhe  prisnim që të ngrihej gjykata e Lartë. Ai priste të ngrihej Gjykata e Lartë pasi shpresonte pafajsinë. Pritja mesaduket i ka dobësuar mendjen dhe zemrën.”– tha Dema.
Pasi Andon Mëhillaj u gjet i pajetë në qeli, avokati i tij Edmond Dema ka treguar për mediat bisedën e fundit që ka patur me të.

Avokati ka kujtuar dhe tentativat e klientit të tij për vetëvrasje, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai thekson se Mëhillaj e konsideronte veten të pafajshëm.

“Qëkur e dorëzova në komisariat kishte një qese me ilaçe me vete. Në burg të Peqinit ka tentuar dhe më parë të kryej vetëvrasje të presë damarët dhe ka shpëtuar pasi i është dhënë ndihma e pare E mundonte fakti se përse cilësohej si kapua i bandës së tritolit Kur as ekonomia as arsimi nuk ia lejonin diçka të tillë. Besonte fort se ishte i pafajshem dhe do tja dilte të fitonte pafajësinë. Ajo çka e implikonte më shumë dënimin e tij ishte deshmia e Juljan Sinanaj, kur ndërkohë Sinanaj në gjyq i ka mohuar shumicën e ngjarjeve që i ishin veshur atij.”– shprehet avokati.

Familjarëve të Mëhillit u është thënë se ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, megjithatë do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së tij.

Familjarët shprehen se vdekja e të afërmit të tyre në burg ka ardhur si pasojë e mungesës së ndihmës mjekësore dhe lënies në izolim.

Andon Mëhillaj kujtojmë se ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm, si pjesë e grupit të Julian Sinanajt.  Së bashku me kushëririn e tij, ai akuzohej si “negociator” mes biznesmenëve të fuqishëm me vrasësin me pagesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *