Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes te Astiri 3 ditë më parë


Është vetëdorëzuar në polici autori i akuzuar i vrasjes së Vilson Tafçiut (Nokës) në zonën e Astirit tre ditë më parë

Personi i akuzuar për vrasjen e Tafçiut është Noel Dishi, i cili mbante edhe dy emra të tjerë.

Tafciu u vra tre ditë më parë në Tiranë teksa ndodhej në një lokal në zonën e Astirit.

Ai është thirrur jashtë nga dikush dhe më pas është gjetur i vrarë jashtë lokalit.

Njoftimi i policisë

‘Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve’.