Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet për herë të parë një Presidente grua në Greqi


Greqia ka zgjedhur për herë të parë në historinë e saj një presidente grua. Ekathimerini shkruan se Parlamenti zgjodhi ish-kreun e Këshillit të Shtetit Katerina Sakellaropoulou, si presidenten e ardhshme të vendit këtë të mërkurë.

63-vjeçarja Sakellaropoulou, fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga deputetët e partisë qeverisëse Demokracia e Re, nga opozita SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Ajo do të qëndrojë në postin e presidentes për 5 vjet duke filluar nga 13 Marsi, datë kur përfundon mandati i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti në Greqi ka një rol kryesisht ceremonial dhe ka kompetenca të kufizuara politike.