Një 72-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se transportonte emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, ai ui merrte atyre nga 450 deri në 1000 euro ndërsa në mjetin e tij i janë kapur 16 emigrantë sirianë e palestinezë.
Në pranga ka përfunduar 72 vjeçari me iniciale B.H., banues në Tiranë. Ai u ndalua në rrugën Gramsh-Cërrik ndërsa dyshohet se emigrantët e paligjshëm ishin futur në Shqipëri nga Greqia.
‘U kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek. Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.’ – thuhet në njoftimin e policisë.