Vendosni fjalën kyçe....

Që nga koha e dinozaurëve, pishat parahistorike të Australisë shpëtohen nga zjarret në misionin e fshehtë


Një lloj pishash të larta, që mendohet se kanë ekzistuar rreth 200 milionë vjet më parë janë shpëtuar nga zjarret në Australi, në një mision të fshehtë të zjarrfikësve.

Siç shkruan CNN, zjarrfikësit në Uellsin e Ri Jugor (NSW) me kërkesë të pushtetit vendor nisën një operacion për të shpëtuar pemët parahistorike të Wollemi Pine, që mendohet se kanë ekzistuar që në kohën e Dinozaurëve.

Pemët ndodhen në një vend të fshehtë brenda 5,000 kilometrave katrorë në Parkun Kombëtar Wollemi në veriperëndim të Sidneit.

Zjarfikësit hodhën ujë me helikopterë në parkun e pishave të mëdha, ndërsa vendosën dhe një sistem ujitjeje për të mbrojtur pemët nga rreziku i zjarreve.

 “Parku Kombëtar Wollemi është i vetmi vend në botë ku gjenden këto pemë dhe me më pak se 200 prej tyre të mbetura, ne e dinim se duhej të bënim gjithçka mundemi t’i shpëtonim”– tha Matt Kean, ministri i mjedisit të NSW.

Pishat deri para vitit 1994 mendohej se ishin zhdukur dhe vendndodhja e tyre mbahet sekret për t’i mbrojtur nga ndotja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *