Vendosni fjalën kyçe....

Naomi Campbell në lidhje me këngëtarin 23-vjet më të ri


Supermodelja Naomi Campbell përflitet se është në një lidhje me këngëtarin Liam Payne. Sipas “The Sun”, Campbell po planifikon ta bëjë publike lidhjen në 49-vjetorin e saj të ditëlindjes – ku Payne do të këndojë.

Në eventet e fundit ku Naomi ka marrë pjesë, ajo ka qëndruar larg ish-pjesëtarit të bandës “One Direction”.

Por sipas “The Sun” supermodelja ka rezervuar një suitë hoteli për të dy në Londër në maj, si edhe një dhomë në Francë ku do të marrin pjesë në festivalin e filmit në Canne.

Një burim tha për gazetën: “Ky është një hap i madh për ta. Është sikur po dalin hapur për romancën. Ka edhe fjalë që Liam mund të shkruajë një këngë për të.

Shumë miq të saj mendonin se marrëdhënia mund të përfundonte shumë shpejt- por e kundërta duket se po ndodh. Ata po afrohen dhe ndjenjat e tyre po shtohen.

Naomi e ka mbajtur të fshehur më parë, por ai është në qendër të planeve të ditëlindjes së saj.”

Kujtojmë se Liam Payne, 25-vjeç, njihet për preferencat e tij për femrat më të mëdha. Ai ka qenë i martuar për dy vite me këngëtaren Cheryl Anne Tweedy, me të cilën ka edhe një fëmijë – djalin dy-vjeçar të quajtur Bear.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *