Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, nesër 1200 efektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së në gatishmëri


Një ditë para protestës së opozitës përpara Parlamentit, policia e shtetit po merr masat për mbarëvajtjen e protestës.

Mësohet se rreh 1000-1200 forca policie do të angazhohen në terren gjatë protestës dhe se shpërndarja e forcave të policisë, do të bëhet në mënyrë të ngjashme si në protestën e 16 shkurtit.

Punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do jenë para protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Pranë godinës së Parlamentit do të jenë në gatishmëri edhe Garda e Republikës, e cila do të përdorë gaz lotsjellës.

Garda ka paralajmëruar gazetarët që do raportojnë nga terreni, të përdorin maska për t’u mbrojtur nga gazi. Po ashtu në gatishmëri do të vendosen edhe zjarrfikësit dhe ambulancat. Sakaq, të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi.

Pas protestës së 16 shkurtit, nesër pritet që opozita të zhvillojë një tjetër protestë, këtë radhë përpara Parlamentit. Protesta pritet të nisë rreth orës 10.

19 të lënduar u raportuan nga protesta e së shtunës para Kryeministrisë, nga këta 9 punonjës të forcave të rendit, 2 gazetarë si edhe 8 protestues. Po ashtu dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia.

Gjykata vendosi që 14 prej tyre të mbeten në burh, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *