Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në punë që i mori jetën 36-vjeçarit, gjykata lë të lirë dy të arrestuarit


Katër ditë pas aksidentit në Korçë që i mori jetën një 36-vjeçari, Gjykata ka lënë të lirë dy personat e ndaluar.

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes për personat e arrestuar, përgjegjësin teknik të firmës së ndërtimit Flamur Palla dhe manovratorin Aurel Zyma.

36-vjeçari Elvis Josifi humbi jetën ndërsa kolegu i tij mbeti i plagosur më 3 janar, pas një aksidenti në punë. Gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë Josifin, duke i shkaktuar vdekjen.

Familjarët e Josifit kanë akuzuar firmën e ndërtimit, se vepronte pa element sigurie dhe që për këtë shkak humbi jetën djali i tyre. Familjarët nuk pranuan që firma të paguante shpenzimet e ceremonisë mortore.

Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Elvisi ishte djali i madh i familjes Josifi ndërsa punonte prej vitesh në ndërtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *