Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj mesazh Kurtit: Formo qeverinë ose hap rrugën


Kryeministri i Kosovës në detyrë, Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosjes duhet të hapë rrugën nëse nuk ka ndërmend të formojë qeverinë.

Ai theksoi se lideri i saj, Kurti, duhet të lëshojë rrugën për të mos e rrezikuar më shumë Kosovën.

‘Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam ndërmend të shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhetin’, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net.

Ai shtoi se Kurti nuk e ka në fokus formimin e qeverisë dhe se kjo ka një kosto të madhe për Kosovën dhe se është një qasje e rrezikshme për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *