Vendosni fjalën kyçe....

Fotografitë më goditëse që shënjojnë 2019-ën


Kjo është një përzgjedhje e BBC-së, për fotografitë më të mira të realizuara nga fotografë të agjencive të lajmeve në të gjithë botën këtë vit.

Një fermer duke ushqyer delet e tij në Louth, Australi, në shkurt. Pjesë të mëdha të Australisë Lindore duruan për disa muaj me radhë thatësirën, që dëmtoi komunitetet bujqësore në vend.

Të devotshmit që hedhin pluhur shafrani për perëndinë e barinjve Khandoba në një tempull në Jejuri, në shkurt.

Enia Joaquin Luis, 11 vjeç, zgjohet përkrah motrës së saj Luisa, gjashtë vjeç. Ato janë mbuluar me çarçafë plastikë për t’u mbrojtur nga shiu, në një strehë në Buzi. Cikloni Idai goditi bregdetin e Mozambikut më 14 mars, duke shkatërruar banesa dhe marrë shumë jetë.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern përqafon një grua në Xhaminë Kilbirnie, në Wellington, pas sulmeve në Christchurch. Pesëdhjetë njerëz humbën jetën më 15 mars kur një supremacist i bardhë sulmoi dy xhami ndërsa e transmetonte ngjarjen live në Facebook.

Familjet kurde festojnë Novruzin, në zonën malore përreth Akres në Irak. Festivali i mbajtur në mars, shënon Vitin e Ri Persian, si dhe ekuinoksin verior dhe festohet nga komunitete të ndryshme në të gjithë Azinë perëndimore dhe qendrore.

Në prill, ish-kryetari i “Nissan”, Carlos Ghosn shoqërohet nga paraburgimi në Tokio pas lirimit të tij me kusht. Avokatët e Ghosn kanë akuzuar qeverinë japoneze për komplot ndaj tij, së bashku me prokurorët dhe drejtuesit e “Nissan”.

Jesus Tavarez dhe Juan De La O puthen në parkun e Lirisë së Franklin D Roosevelt në Qershor. Qindra mijëra njerëz morën pjesë në eventin e këtij viti të LGBT-së në New York City.

Katedralja e Notre-Dame në Paris shkrumbohet nga flakët, më 15 Prill. Struktura kryesore – përfshirë dy kullat- u shpëtuan ndërsa zjarrfikësit po punonin gjatë natës. Presidenti Emmanuel Macron caktoi një afat pesë-vjeçar për përfundimin e restaurimit të katedrales.

Një funeral masiv në Kishën e Shën Sebastianit në 23 Prill në Negombo, Sri Lanka. Disa bombardime që shënjestruan kisha dhe hotele të dielën e Pashkëve, lanë më shumë se 250 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Studentes 22 vjeçare Alaa Salah, iu vu nofka ‘Mbretëresha Nubiane’ pasi një video e saj u bë virale ku bënte thorrje kundër ish-presidentit sudanez Omar al-Bashir.

Presidenti Trump takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në vijën e demarkacionit midis Koresë së Veriut dhe Jugut në 30 qershor. Dy liderët shtrënguan duart. Kim tha se ai kurrë nuk kishte pritur të takohej me presidentin në këtë vend. Trump më pas kaloi në Korenë e Veriut, duke u bërë presidenti i parë i SHBA-së që e bën këtë.

Festivali i 10-të i luftës së domates ‘Tomatina’ u zhvillua në qershor në Sutamarchan, Kolumbi, për të shënuar fundin e korrjes së domates.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *