Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimoviçit “i skuqen” sytë, paralajmëron transferimin në kampionatin italian


Sulmuesi suedez, Ibrahimoviç, pritet të vijë te Milani në merkaton e janarit.

Ai e ka mbyllur kontratën me amerikanët e LA Galaxy dhe ka shprehur dëshirën që ta mbyllë karrierën në Europë.

Ndër klubet e interesuara për të, Milani duket se ka arritur ta bindë. Në një foto të postuar në Instagram, Ibrahimoviç paralajmëron se do jetë i Milanit.

Ai ka luajtur me ekipin italian për dy sezone ndërsa në karrierën e tij në Itali ka veshur edhe fanelat e Juventusit dhe Interit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *