Vendosni fjalën kyçe....

Vasili bën thirrjen publike: Të zbardhet roli i Ramës te projekti i Serbisë për mosnjohjen e Kosovës


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili,  ka kujtuar edhe njëherë çështjen e “Minishengenit Ballkanik”, që ditët e fundit, ka shkaktuar mjaft debatesh në Shqipëri dhe Kosovë.

Vasili kërkon që të zbardhet roli i kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ai është pjesë e një projekti shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës. “Te zbardhet roli i Edi Rames si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder njohjes Kosoves! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshem edhe ligjor edhe moral qe te beje publik rolin e tij konkret si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder Kosoves.”-shkruan Vasili.

Ai kujton deklaratën e ministri i Jashtëm të Serbisë Daçiç i cili ka pranuar lobimin me para për mosnjohjen e Kosovës duke thënë se ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve.

Sipas Vasilit, Shqipëria dhe Kosova ndodhen sot përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, që Vasili e quan si “anti-kombëtare”.

“Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosoves si projekti me i zi kunder saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te ketij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj. Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.”- shkruan Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *