Vendosni fjalën kyçe....

Forma e mirë me Partizanin, mesfushorit i vjen ftesa nga Kosova


Rron Broja ka siguruar një vend në përfaqësuesen e Kosovës në miqësoren që kjo e fundit do të zhvillojë në Doha të Katarit kundër Suedisë më 12 janar.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kuq, që ka sqaruar çdo gjë nëpërmjet një komunikimi zyrtar.

Njoftimi i klubit:

Rron Broja është përzgjedhur si pjesë e ekipit të Kosovës, për testin miqësor që kjo përfaqësuese do të zhvillojë ndaj Suedisë në datën 12 Janar 2020 në Doha të Katarit. Trajneri i ekipit përfaqësues të Kosovës Bernard Shalandes, ka vendosur të përfshijë për të parën here si pjesë e përfaqësueses të dardanëve edhe mesfushorin e kuq, kjo falë edhe paraqitjeve pozitive që 23 vjeçari ka dhuruar me Partizanin.
Klubi i uron Rron Brojës një përfaqësim sa më pozitiv me përfaqësuesen e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *