Vendosni fjalën kyçe....

PSG i ofron 35 milionë euro Milanit për Paqueta


Gjiganti francez synon ta transferojë mesfushorin brazilian të Milanit në afatin kalimtar të janarit

Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin futbollistit të Milanit, Lucas Paqueta, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori brazilian nuk po gjen hapësira të mjaftueshme këtë sezon në “San Siro” dhe është i pakënaqur tek Kuqezinjtë.

Mediumi italian “Sky Sport Italia” shkruan se gjiganti francez do të tentojë ta transferojë përfaqësuesin brazilian gjatë janarit.

22 vjeçari i ishte bashkuar Milanit në janar të vitit 2019, por mund të largohet nga “Rossoneri” pas vetëm një viti.

Për të, PSG-ja i ofron 35 milionë euro.

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo është fans i madh i mesfushorit dhe shpreson ta sjell bashkëkombësin e tij në kryeqytetin francez.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *