Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e armëve në Pashaliman, dënohen me burg 4 ushtarakët


Gjykata e Vlorës ka dënuar më burg 4 ushtarakët e arrestuar disa muaj më parë pas vjedhjes së disa armëve në bazën e Pashalimanit.

Gjykata ka dënuar me 16 vjet burg për Ardit Ramajn e Lesko Ramosakon, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa me 20 muaj burg është dënuar Ervis Memsulaj.

Edlir Nelaj është dënuar me 12 muaj burg por dënimi i është shndërrruar në 200 orë pune në interes publik.

Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, ku nga depot e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit janë vjedhur 3 armë automatike, 3 granata dhe një sasi municioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *