Vendosni fjalën kyçe....

“Vendim politik i paracaktuar i dhënë nga anëtari i Bandës së Lushnjës, do e apeloj deri në Strasburg” – Salianji


Pas daljes nga gjykata, deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar se procesi ndaj tij ka qenë i montuar politikisht dhe se vendimi është paracaktuar nga kryeministri Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin Artan Gjermenji si anëtar të Bandës së Lushnjës ndërsa ritheksoi se provat e paraqitura prej tij gjatë procesit nuk ishin marrë parasysh.

Salianji tha se do e apelojë vendimin në të gjitha shkallët, madje deri në Strasburg.

‘Siç ishte e pritshme, pasi e kemi deklaruar prej kohësh. Një pretencë e shkruar dhe vendimmarrje e shkruar. As për sy e faqe nuk priti për të marrë kohën për provat që dorëzuam ne.  Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie i shërben mafias. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre. Ai është shok i Xhafajt dhe me vendimin e sotëm i ka bërë nder’, tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *