Vendosni fjalën kyçe....

Sot afati i fundit për kreun e SPAK, Arben Kraja është kandidati i parë që aplikon


Sot është afati i fundit për kandidatët që duan të aplikojnë për postin e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet se kandidatura e parë është Arben Kraja, i cili ka shprehur interesin për këtë pozicion.

Sipas KLP-së, kërkesa e Krajës është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e SPAK-ut, që është struktura që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK.

Të tjerë kandidatë kanë kohë që të shprehin interesin e tyre deri në orën 16:00, nëse duan të marrin drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *