Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Roskovec arrestohet pas dyshimeve se ka abuzuar me motrën


Një 19-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar motrën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Suk të Roskovecit, në Fier. Në datën 3 dhjetor i riu me inicialet S. F, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të motrën 16-vjeçare në banesën e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me persona në gjini’.– thuhet në njoftimin e policisë.

Prindërit nuk dihet nëse kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja për të cilën akuzohet 19-vjeçari.