Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet mësimi në Tiranë, Kurbin e Vorë


Ministria e Arsimit ka shtyrë sërish datën për nisjen e mësimit në shkollat e Tiranës, Kurbinit dhe Vorës.

Edhe pse më herët ishte paravendosur data 5 dhjetor për të filluar mësimin në këto bashki, ministrja Shahini tha se është vendosur që data e nisjes së mësimit të jetë data 9.

 “Në bashkinë Tiranë, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, në Tiranë kemi disa shkolla që kanë dëme mesatare dhe aty mësimi rifillon me 9 dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bërë vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt.

Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i çojmë në shkollat pritëse, për këtë kemi siguruar transport dhe kemi ndarë dhe buxhetin.

Shkollat private që dalin me probleme me godinat, pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes”, tha ministrja Shahini.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, disa shkolla kanë mbetur të dëmtuara rëndë duke mos ofruar siguri për mirëqenien e nxënësve dhe mësuesve. Vetëm në kryeqytet, numërohen disa shkolla të tilla. Përveç shkollës në Pezë, shiriti i kuq i është vënë dhe shkollës “Sami Frashëri” dhe “Emin Duraku”, të cilat kanë qenë të rikonstruktuara respektivisht 1 vit dhe 3 vjet më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *