Vendosni fjalën kyçe....

Mblodhi lekë në emër të Edi Ramës, gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha


30-vjeçari nga Lezha, Arian Meli, i cili u arrestua nga policia pak ditë më parë pasi kishte mashtruar duke kërkuar fonde për të prekurit nga tërmeti, është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës.

Meli hapi një llogari në “Facebook” me emrin “Rilindje”, ku postoi një status në emër të kryeministrit Edi Rama, përmes të cilit u kërkonte qytetarëve të solidarizohen dhe të kotribuojnë me para për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai la në dispozicion edhe në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të tij.

“Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status. Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.”- njoftonte policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *